Enca ka gati këngën, pyet fansat kur ta lansojë

0

Edhe pse është duke shijuar suksesin e këngës “Soul Killa”, Enca Haxhia e ka gati projektin e radhës.

Enca

Ajo ka lënë të kuptohet se kënga e re është afër lansimit dhe është duke menduar për kohën e përshtatshme se kur ta bëjë këtë.

“A ta publikoj këngën e re apo të pres akoma?”, i ka pyetur këngëtarja fansat në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar edhe një video të shkurtër, në të cilën shfaqet duke kënduar.

Ndryshe, “Soul Killa” është shikuar mbi 3.7 milionë herë në YouTube pas diçka më shumë se tri javë nga publikimi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com