Enca Haxhia padit gazetën, ofendon me fjalë fyese gazetarët që shkruan kundër saj (Foto)

0

Këngëtarja Enca Haxhia është një nga personazhet më mediatike të showbizit shqiptar.

Ajo bie shpesh në sy për provokimet në rrjetet sociale, teksa bujë të madhe bëjnë edhe prurjet e saj artistike.

“Love on my body” titullohet projekti më i fundit i këngëtares, njëkohësisht i pari pas nënshkrimit të kontratës me “Universal Music”, me të cilin synon edhe trgun ndërkombëtar.

Por, suksesi i kësaj kënge nuk ka qenë edhe aq i madh sa ç’është pritur, kështu të paktën shkruan disa prej gazetave të njohura online në Shqipëri.

Pikërisht njëri nga këta artikuj, ka qenë ai i cili ka rënë në syrin e këngëtares, e cila më pas e revoltuar ka treguar përmes rrjevete sociale se këtë punë do ta zgjidhë përmes masave ligjore.

Ndaj, mësohet se ajo ka ngritur padi ndaj suplementit rozë të gazetës “Panorama” në Shqipëri, gjersa u ka dedikuar një shkrim mjaft fyes në Facebook gazetarëve që shkruan këtë shkrim.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Jam e neveritur sesa negativitet, keqdashësi dhe vrer vjellin shqiptaret ndaj njeri tjetrit, njerëzit e vegjël dhe të dështuar nuk do e ta kuptojnë kurrë se nuk ndërtohet suksesi duke hedhur balte mbi atë të tjetrit dhe anasjelltas, nuk mbulohet dielli me shoshë.
Jam e bindur se kam qenë personazhi publik që i ka anashkaluar me së shumti lajmet dashakeqe/ skandaloze/ tendencioze por çdo gjë ka një kufi.
Fatkeqësisht përveç gazetarëve profesionale në Shqipëri, ekzistojnë dhe injorante të zhytur në mut deri në fyt .
See you in court b*tch, you wont be able to feed ur family after this” (shihemi në gjyq k**va, nuk do të keni mundësi për të ushqyer familjen pas kësaj)” (sic.) – përfundon këngëtarja e nevrikosur. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com