Emigrantëve të huaj u grabiten mijëra euro në Kumanovë

0

Emigrantëve të huaj u grabiten mijëra euro në Kumanovë

Emigrantët e huaj ilegal kanë qenë cak i një sulmi të dhunshëm dhe të grabitjes në rajonin e Kumanovës.

Policia informoi se tre emigrantë të huaj nga Siera Leone janë grabitur mbrëmë në rrugën lokale Kumanovë që çon drejt kufirit me Serbinë, gjegjësisht në afërsi të fshatit Vaksincë.

SPB në Kumanovë, informoi se emigrantët kanë theksuar se persona të panjohur nën kërcënimin e armëve kanë arritur që emigrantëve ti marrin 5300 euro.

Deri tani mësohet se janë ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve të kësaj grabitje. Emigrantët ilegal kryesisht nga vendet afrikane shpeshherë kanë qenë cak i këtyre sulmeve dhe grabitjeve. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com