Emergjente jetësimi i marrëveshjeve për qarkullim mes Serbisë dhe Kosovës

0
Ne Lëvizje Qytetare VATRA, pas nënshkrimit të fundit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të dy shteteve dhe pas takimit të fundit të dy delegacioneve atij të Serbisë dhe të Kosovës në Bruksel, kemi kërkuar nga shteti serb që të i jetësoj në praktikë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel e sidomos këtë të fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve të dy shteteve.
f1_vt1374496911
Në reagimin e Gentiana Shabanit si kryetare e Lëvizjes Vatra thuhet se ne e kemi mirëpritur dhe përshëndetur një marrëveshje të tillë duke e konsideruar si marrëveshje të mirë në letër.

Të njëjtin qëndrim mbajmë edhe tash pasi që nuk është hera e parë e nuk është as për t’u çuditur që Qeveria e Serbisë akoma po vazhdon të mos i respektoj marrëveshjet e nënshkruara vet.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nuk e ka lehtësuar aspak kalimin e lire të qytetarëve në mes të dy shteteve sepse qytetaret tanë nga Republika e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm ashtu siç nuk kanë mundur deri më tani.

Për të kaluar kufirin me automjete, qytetarët e Republikës së Kosovës mundem vetëm nëse në veturat e tyre kanë regjistrim serbe e jo të RKS-së, çka do të thotë se ajo akoma diskriminon shqiptarët e Kosovës, nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe dëshiron ta kthej Kosovën në pikën zero, thënë shkurtë ta kthej nën thundrën e saj.

Marrëveshjet në mes të dy Qeverive asaj të Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Serbisë ne Lëvizjes Qytetare VATRA konsiderojmë se shteti serb po i nënshkruan vetëm sa për të ia bërë qefin Unionit Evropian, spektrit ndërkombëtar dhe vetëm sa për të përfituar poenë politik me qëllim të vetëm për të t’a lehtësuar rrugën e saj drejtë integrimit sa më të shpejtë në Unionin Evropian.

Por nëse vazhdon më këtë ritëm të mos zbatimit në praktikë të marrëveshjeve, më mirë është që mos të i nënshkruaj fare dhe as delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës mos të hyj në bisedime me një shtet që nuk ka arritur edhe pas dy dekadave të ndryshoj as 1 % nga ideologjia e saj e stërkrimbur sepse fundi i fundit Republika e Kosovës nga këto nuk po përfiton asgjë./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com