Embrach bëhet me qendër të re federale të azilit

0

Qeveria federale ka hapur qendrën në Embrach për së paku 15 vjet. Në këtë qendër do të ketë vend për 380 azilantë.  Në të ardhmen do të strehohen 360 azilkërkues, të cilët kanë marrë një vendim negativ të azilit.

v34-587x396

Në zonën industriale të Embrachit tashmë ishte një qendër e madhe tranziti kantonale. Kjo tani duhet të jetë Qendra e dytë Federale e azilit, pas asaj në Cyrih.
Embrach ofron 360 vende për azilkërkuesit, të cilët kanë marrë një përgjigje negative për azil në qytetin e Cyrihut dhe duhet të dëbohen nga Zvicra.
Që nga rishikimi i Ligjit mbi Azilin federata ka të drejtë të shfrytëzojë për strehimin e azilkërkuesve objektet e veta për një periudhë të caktuar. Hapja e qendrave të reja në nivel vendi kontribuon në shpejtimin e procedurave të azilit.
Qendra ka një kapacitet prej maksimalisht 360 shtretërish dhe do te jetë në shfrytëzim të përkohshëm gjatë 15 vjetët në vijim, duke përfshirë dhe 5 vjet renovimin e saj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com