Elvis Naçi i ftuar në rtv Presheva- Po qëndron një dorë e zezë mbi etiketimin e Islamit (Video)

0

IMG1

Teologu Elvis Naçi, pas tribunës madhështore, ka qenë musafirë edhe në RTV Presheva.

Gazetari Zejnulla Dauti gjatë këtij emisioni ka ngritur një sërë pyetjesh, sidmos mbi ngjarjet aktuale në trojet shqiptare por dhe mbi islamin në botë.

Ai ka thënë se në Preshevë shqiptarët janë si vëlla e motër, ashtu si me gjithë muslimanët, dhe askush e asgjë nuk mund  ti thyej, as nuk mund të tradhëtohen, pasi  presheva e ka të theksuar qytetarinë, moralin e sidomos mikëpritjen, ka thënë teologu Elvis Naçi.

Ai ka thënë Zoti krijoi njeriun si qenien më të dashur të tij, dhe nuk mund të ketë asgjë më të përsosur se njeriu, duke thënë se edhe nëse ndonjëherë zbulohen alien, ata nuk mund ta kenë lartësinë e njeriut  tek Zoti, sepse ajo është e precizuar edhe me tekst kuranorë, ku thuhet se e nënshtrojë çdo gjë që është në qiell e tokë, andaj alienët nuk mund ta kenë famën tek zoti sa njeriu, por ja që njeriu nga njehërë me gabimet e tija e shkatrron veten.

Sot sfida më e madhe e njeriut është të komandoj veten dhe ti shmanget dukurive negative, sepse edhe aj person që bën këto vepra nuk ndihet mirë, por esenca është kontrolli i vet njeriut, dhe muaji i Ramazanit të jep mundësinë që të kesh kontroll mbi vetveten dhe forcon njeriun , ky është Islami,  ka thënë teologu Naçi.

Ai ka folur edhe për praktikimin e islamit tek shqiptarët, por sipas tij ajo që është më e rëndësishmja se të rinj e të reja në shqiptari e kanë islamin me zell dhe e kanë kuptuar si shpëtim, raporton zerilugines.com

Njëra ndër pyetjet nga gazetari Zejnulla Dauti, ishte se si i sheh ai fenë dhe kombin, pastaj për etiketimet mbi islamin, që sipas tij qëndron një dorë e zezë,që ka për qëllim konfrontimin e qytetrimit islam me atë perëndimorë, dhe këtë më së shumti po e vuajnë muslimanët.

Portali informativ zërilugines në bashkëpunim me produksionin AFT, gjatë ditës së sotme do t’iu sjellë edhe tribunën fetare të realizuar në mënyrë profesionale, ku iu drejtua masës teologu Elvis Naçi, Golden Ag dhe përfaqësuesi i KBI të Kosovës.

Për më shumë ndiqni emisionin e realizuar në RTV Presheva.

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com