Elbasan, makina përplaset me trotuarin, lëndohet shoferi

0

Sipas policisë, makina me targa ‘AA 420 GG’ është përplasur me trotuarin e një dyqani, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit i cili sipas dëshmitarëve kishte marrë plagë në fytyrë.

Policia bën me dije se makina vinte nga drejtimi i kundër i rrugës, ndërsa nuk ka  frenuar dot, çka ka bërë që të humbasë kontrollin dhe më pas  të përplaset. I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Powered by WPeMatico

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com