Ekzekutohet me breshëri automatiku një 25 vjeçar në Shkodër

0
Ekzekutohet me breshëri automatiku një 25 vjeçar në Shkodër 100GAZETAEXPRESS E enjte, 06 Nentor 2014 00:19 Policia ka thënë se viktima kishte punuar si shofer në Komunën Rrethina.
Një 25 vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës rreth orës 22:30 të mbrëmjes. Viktima është identifikuar si Indrit Halili.

25-vjeçari po kthehej në shtëpi kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar me breshëri automatiku. Sipas policisë në drejtim të Halilit është qëlluar me 20 plumba.

25 vjeçari kishte punuar më parë si shofer i kreut të Komunës Rrethina, Kleves Muja, i cili u dënua në atë kohë për përfshirje në rrjet një të madh të trafikimit të drogës në Itali.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com