Ekstremisti plagos me shpatë samurajësh refugjatin kosovar

0

Të shtunën, pas mesnate, një person ka fyer me parulla ksenofobie tre refugjatë në një qendër azili në Berlin. Pastaj edhe ka sulmuar njërin prej tyre, një kosovar 20 vjeçar me një shpatë samurajësh, të cilit i ka shkaktuar një plagë në dorë, raporton tagesspiegel.de.

asyl aaa-587x396

Siç bën të ditur policia, sulmuesi ka hyrë rreth orës 0.30 në oborrin e qendrës për strehim të azilkërkuesve duke i fyer dhe sharë në baza të prejardhjes së tyre nacionale kosovarin 20 vjeç, një shtetas të Shqipërisë, 29 dhe një rus 24 vjeçar, transmeton albinfo.ch.

Sulmuesi dukej të ishte nën ndikimin e alkoolit dhe fliste rrjedhshëm gjermanishten, kumton më tutje policia. Sipas njohurive të deritashme ai e ka goditur kosovarin fillimisht me shpatë samuraji në gjoks. Një punëtor i sigurimit në qendër u ka dalë në ndihmë banorëve duke e sfiduar sulmuesin me një kapak kove të bërllokut. Sulmuesi i është drejtuar pastaj atij me shpatën e përmendur por ky mund të manovronte duke u mbrojtur me kapakun në fjalë deri sa ka ikur dhe është mbyllur në qendrën e strehimit, prej nga ka alarmuar policinë.

Sulmuesi pastaj sërish i është kthyer kosovarit, duke ia vënë tehun e shpatës në qafë. Por ai ka reaguar në mënyrë refleksive, duke bërë që shpata të rrëshqiste te dora, ku i është shkaktuar edhe plaga. Pas kësaj, sulmuesi ka marrë arratinë. Por, para se të ikte ai ka nxjerrë një revole nga xhepi dhe ua ka drejtuar tre azilkërkuesve të përmendur.

Në fund, 20 vjeçari me plagë në dorë ka marrë trajtimin mjekësor ambulator në spital ndërsa dy të tjerët kanë shpëtuar pa lëndime.

Autoritetet e ndjekjes kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com