Eksplodimi i meteorit që e ktheu “natën në ditë” (Video)

0

Eksplodimi i meteorit që e ktheu “natën në ditë” (Video)

Qytetarët e Bukureshtit janë befasuar kur në mes të natës është ndriçuar qielli për disa sekonda.

Si pasojë e shpërbërjes së një meteori, mbi kryeqytetin e Rumanisë u dha një “shfaqje” e rrallë me drita.

Shumë kamera të sigurisë në qytet, e kanë regjistruar këtë moment të ndriçimit të qiellit në mes të natës, transmeton Telegrafi.

Ky meteor është shpërbërë 49 deri në 69 kilometra larg sipërfaqes së tokës. Askush nuk është lënduar nga kjo ngjarje kozmike, e asnjë dëm nuk është raportuar të ketë ndodhur. /Telegrafi/

 


Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com