Ekspertët: Prindër, mos e fusni biberonin në mjaltë
09:15 | 15 Janar 2019

Drejtoria Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave FDA ka paralajmëruar prindërit që fëmijëve më të vegjël se një vjeç nuk duhet dhënë mjaltë, madje edhe as atë i cili gjendet në biberon.

Butolizmi është sëmundje e rrallë, mirëpo shpesh mund të jetë fatale. E shkakton toksina butoline, e cila mund të çojë deri në problemet me frymëmarrjen, vështirësitë në të folur apo në gëlltitje, por edhe deri në dobësim dhe paralizë të muskujve të fytyrës.

Te fëmijët më të vegjël se 12 muaj, simptomat zakonisht manifestohen me kapsllëk, të shoqëruar me apetit të dobësuar.

Bebes i zvogëlohet kontrollimi i kokës dhe merr frymë me vështirësi.

Është e njohur që mjalti ka të bëjë me butolizmin në moshën e re, mirëpo për të rriturit dhe fëmijët mbi një vjeç ky artikull është absolutisht i sigurt për konsumim.

FDA-ja paralajmëron prindërit dhe kujdestarët që të mos u japin bebeve biberonin e njomur në mjaltë apo atë biberon të cilët përmbajnë mjaltë.

Është kërkuar edhe te shitja online që të ndërpresin shitjen e këtyre produkteve, mirëpo po punohet edhe në zbulimin dhe gjetjen e distributorëve të shitjeve të tilla. /Telegrafi/

 

Kejvina Kthella