Ekspertët ndërkombëtarë zvogëlojnë numrin e popullatës në Luginë, përfaqësuesit institucional nuk janë dakord

0

Në ambijentete e Qeveris Serbe në organizimin e nënkryetares së Sërbisë Kori Udoviçki, të martën është paraqitur vlerësimi i numrit të banorëve për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Me këtë rast është përmbyllur procesit i cila ka nisur gjatë vizitës së nënkryetarës së qeveris Serbe në Bujanoc më 3 mars të këtij viti.

Recensement

Vlersimi është punuar në bazë të metodologjis e miratuar në mbledhjen e 12 qershorit të këtij viti nga ana e liderve dhe kryetarit të KKSH. Të dyja mbledhjet si dhe procesi i realizimit janë bërë në bashkpunim me misionin e OSBE-së në Beograd, amabasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Birtanis Madhe, Unionin Europian dhe Trupit Koordinues. Sipas kabinetit të nënkryetarës së qeveris Serbe, pas takimit të mbajtur, në një deklarat me shkrim për mëedia, thuhet se: Vlersimi i numrit të popullsis në vitin 2011 që është paraqitur për komunën e Bujanocit figurojn 38.300 banorë, në Preshevë 29.600 dhe në Medvegjë 7. 442 banorë. 716_669223985_jonuz musliu-nagip arifiMe këtë rast përfaqsuesit institucional të komunës së Bujanocit janë shprehur të pa knaqur me paraqitjen e rezultateve. Vlersimet janë bërë në baz të regjistrimit të popullatës, në baz të lindjeve dhe vdekjeve, është marrë për bazë numri nxënësve se si ka shkuar është rritur apo është zvogluar numri, dhe si bazë janë marrë ekonomit bujqësore. Kryetari i komunës së Buajnocit Nagip Arifi tha se, “Sipas vlerësimit që kanë bërë ekspertët del që 5 mijë banorë të kemi më pak se në vitin kur është bërë regjistrimi. “Ne nuk e kemi pranuar këtë vlerësim të cilin e kanë bërë ekspertët ndërkombëtarë, sipas këij vlerësimi në komunën e Bujanocit kanë dalë 38.300 banor rezident, në komunën e Preshevës 29.600 dhe në komunën e Medvegjës 7.442 banorë, dhe krahasuar me vitin 2002 në komunën e Bujanocit kanë qenë 43.040 banorë rezident të tjerët kanë qenë jorezident të cilët punojnë në botën e jashtme dhe sipas këtij vlerësimi del që tash të jemi rreth 5 mijë banorë më pakë, njejt është edhe në komunën e Preshevës” Arifi gjithashtu theksoi se, “Meqë ne nuk kemi pranuar metodën e regjistrimit, faktori ndërkombëtarë, gjegjësisht ambasadori i OSBE-së ka thënë se, këto shënime do ti ipen edhe qeverisë së Sërbisë dhe faktorit ndërkombëtarë, këto shirfra do të dalin si zyrtare të cilat do të jenë për vitin 2011 dhe do të jenë deri në vitin 2021 kur edhe do të bëhet regjistirmi i regullt, por në atë dokument do të theksohet se pala shqiptare nuk e ka pranuar këtë vlerësim” Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit, pushteti lokal ia ka ofruar të gjitha shënimet ekspertëve ndërkombëtarë dhe në këtë drejtim pushteti ka qenë shum i përgaditur, këtë e kanë dëshmuar edhe vet ndëkombëtarët, sepse regjistrimi i ekonomive bujqësore ka qenë shum efikas dhe kjo ka ndihmuar që ky numer mos të jetë edhe shum më i vogël. Edhe kryetari i kuvendit komunal njëherit kryetarë i Këshillit Kombëtarë Jonuz Musliu nuk është i knaqur me vlerësimin, ai tha se, këto vlersime nuk janë të sakta sepse nuk janë kryer në teren. “Në kuadër të vlerësimit të cilin e kanë bërë ekspertët ndërkombëtarë, janë marë për bazë edhe maqedonët, gjë që nuk e di se me çfar qëllimi është bërë kjo, sepse ne i kemi ofruar shum mundësi tjera dhe informacione, por zvogëlimi i numrit per rrth 5 mijë banorë duket si të ketë rënë Malaria, edhe pse tek shqiptarët gjithnjë ka rritje të popullatës, dhe kjo ka qenë shqetësuese” ka thënë Musliu. Arifi dhe Musliu thanë se shiptarët nuk kanë pranuar metodën e vlersimit, me këtë rast faktori ndërkomtarë dhe përfaqsuesit e qëveris kanë thënë se ky vlersim do të dal si zyrtarë për kohën e vitit 2011 dhe do të jenë në fuqi deri në vitit 2021 kur do të ketë regjistrim tjetër të rregullt. Por do ta kemi të qartë se Pala shqiptarë nuk e ka pranuar këtë vlersim, është thënë në njoftimin e lëshuar nga kabineti i nënkryetarës së qeveris Serbe./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com