Ekskluzive | Skenari i liderëve për themelimin e Gjykatës: Votimi do të jetë i fshehtë

0

Liderët e partive të koalicionit aktual qeverisës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, duket se e kanë gjetur zgjidhjen për votimin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë krijmit të Gjykatës Speciale. Ajo është përmes votimit të fshehtë.

capture_7882.PNG

Deputetët e PDK’së janë nën presion të tmerrshëm nga liderët e tyre për të votuar pro themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Burime të Gazetës Express, brenda Grupit Parlamentar të PDK’së, kanë thënë se atmosfera në grup është e rënduar.

“Kemi presion për të votuar pro gjykatës, me çdo kusht”, tha një deputet në kushte anonimiteti për Express.

Grupi i PDK’së është plotësisht i padisiplinuar në këtë çështje, rreth dhjetë prej tyre kanë deklaruar se do të votojnë kundër.

Por, Hashim Thaçi duket se e ka gjetur zgjidhjen për këtë.

Burime të Express thonë ai ka propozuar që votimi të jetë i fshehtë. Votimi i fshehtë eviton identifikimin e votave. Pra, nëse një deputet ka thënë publikisht se do të votojë kundër Gjykatës, ai mund të votojë pro Gjykatës përmes votimit të fshehtë dhe vota e tij nuk do të identifikohet.

“Pikërisht, ky edhe është qëllimi i liderëve të koalicionit qeverisës. Për t’i marrë votat dhe njëherësh “për t’ua shpëtuar fytyrën” deputetëve që kanë qenë kundër deri më sot”, ka burimi i gazetës.

Por, nëse ndodh kjo, deputeti që foli për Express, paralajmëroi probleme brenda Grupit të PDK’së.

“Ne që jemi kundër Speciales, jemi kundër kësaj mënyre të votimit. Por nëse kjo ndodh, do të ketë pasoja…”. tha ky deputet, për Express.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com