Ekskluzive: Serbia anashkalon shqiptarët dhe bullgarët (Dokument)

0

Procesi i integrimit evropian ka detyruar Serbinë që iniciojë miratimin e një plani të përgjithshëm në favor të respektimit të drejtave të pakicave. Por, në këtë plan janë anashkaluar pakicat shqiptare dhe ajo bullgare në Serbi.
Pakicave në Serbi pritet që shumë shpejt t’u respektohen më shumë të drejtat e tyre. Kjo për faktin, se kapitulli për drejtësinë dhe të drejtat themelore të pakicave do të jetë edhe kapitulli i parë që do të hapet ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

godina_e_kuvendit_komunal_medvegje

“Kusht i BE-së për hapjen e kapitullit 23 është miratimi i planit të përgjithshëm të veprimit dhe miratimi i planit të veprimit për gjendjen e pakicave. E përderisa plani i veprimit për kapitullin 23 është gati i përfunduar, ai për pakicat vetëm sa ia ka filluar të hartohet. Në fund të muajit të kaluar, marsit, është emëruar edhe grupi punues, që do të merret me hartimin e këtij plani”, tregon ky burim diplomatik për lajmi.net.

Në këtë grup punues, vendimin dhe emrat e të cilëve i ka siguruar lajmi.net, janë përfshirë institucionet, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e këshillave të pakicave kombëtare, por nuk janë përfshirë shqiptarët dhe bullgarët.

“Kjo gjë ka shqetësuar diplomatët e BE-së. Dy shqiptarë janë edhe deputetë në Kuvendin e Serbisë. Kurse, Bullgaria ka paralajmëruar edhe kushtëzime si shtet anëtar i BE-së. Diplomatët kanë shprehur njëherë jozyrtarisht pakënaqësitë e tyre, por pritet që së shpejti t’i shprehin edhe zyrtarisht”, thotë ky diplomat në kushte anonimiteti.

Në grupin punues të Serbisë për pakicat kombëtare janë përfshirë përfaqësuesit e hungarezëve, kroatëve, bunjevcave, i cili është grup etnik që Kroacia insiston se janë kroatë, ndërsa në Serbi njihen si pakicë e veçantë.

Pastaj, janë përfshirë edhe përfaqësuesit e boshnjakëve, rumunëve, vllehëve dhe maqedonasve, por jo edhe përfaqësuesit e shqiptarëve dhe bullgarëve.

Lajmi.net, mëson se përfaqësuesit e shqiptarëve do të ftohen së shpejti në Kosovë dhe Shqipëri për t’i shqyrtuar mundësitë e ndikimit në këtë proces dhe mundësitë e faktorizimin të tyre. (lajmi.net)

Vazhdon:

Çfarë përmbajnë kapitujt 24, 26 dhe 35? Çfarë implikimesh i krijojnë Serbisë dhe a janë të tejkalueshme?

Reshenje Reshenje1 Reshenje2

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com