Ekskluzive: Pritet intervistimi i 50 këngëtarëve kosovarë

0

Emra të njohur të estradës sonë do të përballet me ligjin për shkak të shmangies nga tatimi dhe evazionit fiskal.
Indeksonline ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve të estradës që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga njësia për Krime Ekonomike.

estrada
Këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës.

Mbi 4 milionë euro llogaritet se këta këngëtarë i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit duke mos e deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Indeksonline posedon listën e plotë me emrat e të gjithë këngëtarëve të cilët sipas Prokurorisë së Shtetit e kanë shkelur ligjin.

“Shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë, nëse kjo nuk arrihet, do të arrestohen”, ka treguar për Indeksonline një burim i sigurt në kushte anonimiteti, brenda organeve të hetuesisë.

Po ashtu sipas të njëjtit burim, këtyre këngëtarëve do t’iu konfiskohen veturat luksoze që i kanë blerë dhe po ashtu do t’iu kërkohet që ta tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.

Këta janë 12 këngëtarët të cilët do të ftohen në Prokurorinë e Shtetit që ta japin deklaratën e tyre në polici dhe të njëjtit rrezikojnë të arrestohen.

1. Shkëlzen Jetishi – Xeni
2. Altuna Sejdiu -Tuna
3. Shkurte Fejza
4. Sinan Vllasaliu
5. Getoar Selimi – Geti (Tingulli Trent)
6. Sabri Fejzullahu
7. Ermal Fejzullahu
8. Shyhrete Behluli
9. Mihrije Braha
10. Festim Arifi – Lyrical Son
11. Naim Abazi
12. Remzije Osmani

Indeksonline në ditët në vazhdim do të publikojë edhe emrat tjera nga lista e këngëtarëve që e kanë dëmtuar shtetin duke i ikur tatimit. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com