Ekskluzive: Ky flamur gjigant do të valëvitet në Kopenhagë (Foto)

0

Një flamur gjigant me shqiponjën dykrenore do të valëvitët në ndeshjen Danimarkë-Shqipëri.

flamuri

Tifozët Kuqezi kanë bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së rëndësishme që do të zhvillohet kundër Danimarkës në Kopenhagë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Ata për këtë ndeshje kanë bërë gati një flamur gjigant, i cili do të shpaloset në fillim të takimit, atëherë kur do të fillojë të këndohet himni kombëtar.

Në këtë ndeshje pritet të marrë pjesë një numër i madh i tifozëve shqiptarë, të cilët tashmë vetëm se i kanë rezervuar biletat dhe premtojnë spektakël në Danimarkë.

Për më shumë shikoni fotot e këtij flamuri madhështor. /Express

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com