Ekskluzive: Ky do të jetë kundërshtari i frikshëm i Nuri Seferit (Foto)

0

“Tysoni” shqiptar, Nuri Seferi zyrtarizoi kthimin e tij në ring dhe ajo datë do të jetë 22 dhjetori i këtij viti.

Por, Seferi edhe pse dha lajmin e shumë pritur, nuk e zbuloi kundërshtarin dhe detajet tjera.

IndeksOnline, ekskluzivisht mëson se si kundërshtar boksieri shqiptar do ta ketë gjeorgjianin, Gogita Gorgiladze. Më datën 22 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë, shqiptari do ta ketë në ring Gogitan.

I riu, ka të zhvilluar 59 meçe, 36 fitore – 30 me KO dhe 20 humbje, 9 prej tyre me KO.

Meçi i fundit i 24-vjeçarit ishte kundër Werner Kreiskott (14 tetor), dhe e humbi atë me pikë (115 -113, 115 – 113 dhe 119 – 109).

Po ashtu IndeksOnline kupton se Nuri pas meçit të 22 dhjetorit do të përgatitet që të boksoj për një titull të Europës në kategorinë e rëndë./IndeksOnline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com