Ekskluzive: Ja kur merret vendimi i CAS-it për Serbi – Shqipëri

0

Tash e sa kohë po pritet edhe vendimi final i cili do të merret për ndeshjen e ndërprerë Serbi – Shqipëri, e zhvilluar në Beograd.

ekskluzive-ja-kur-merret-vendimi-i-cas-it-p-euml-r-serbi-ndash-shqip-euml-ri_hd

Gjykata për Arbitrim Sportiv (CAS) ka parlajmëruar një vendim për datën 17 prill, por duket se më 17 prill nuk do të merret ky vendim.

Sipas burimeve të Telegrafit brenda kësaj gjykate, ky vendim do të marrë disa ditë për t’u komunikuar.

Serbia dhe Shqipëria kanë dhënë dëshmitë e tyre në këtë gjykatë, por vendimi nuk do të merret më 17 prill, ashtu siç ishte paralajmëruar nga kjo gjykatë.

Tash del se do të duhen edhe disa ditë për të pritur një vendim rreth ndeshjes, e cila u ndërpre pas incidenteve të terroristëve e çetnikëve serbë në stadium që sulmuan luanët e kombëtares shqiptare.

Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi definitiv, por të premtën nuk do të ketë një vendim sipas të gjitha gjasave. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com