Ekskluzive: Çfarë po varroset “ilegalisht” në varrezat e qytetit të Pejës?! (Video)

0

varrezat

Tre burra, në pikë të ditës dhe me një qese të bardhë, bartin në varrezat e qytetit të Pejës diçka të dyshimtë.

Indeksonline ka siguruar një video ekskluzive ku këta tre burra, me dorëza në duar, e qojnë drejt një varri “masën” e cila nuk dihet çfarë është.

Indeksonline nuk dëshiron të spekulojë se çfarë ka brenda qeses së bardhë që shërben për bartjen e mbetjeve mortore, megjithatë kjo ngjarje ka bërë që të shqetësohen personat që kanë parë këtë “varrim” të dyshimtë, si dhe banorët përreth.

Çfarë shihet në video është fakti se “varrimi” ndodh në një cep të varrezave të qytetit të Pejës dhe në hapësirën ku, siç merr vesh Indeksonline, ka një kohë që është e ndaluar për t’u varrosur të vdekurit, meqë më nuk ka vende dhe tashmë është krijuar një hapësirë tjetër.

Indeksonline ka kontaktuar organet relevante lidhur me këtë rast, si dhe Bashkësinë Islame në Pejë, pasi që burimet tona thonë se të paktën njëri nga burrat që shihet në video është punëtor i BIK-ut të Pejës.

Në vazhdim gjatë ditës, opinioni publik sigurisht do ta kuptojë të vërtetën e këtij “varrimi” të dyshimtë, meqë sqarimi si nga organet kompetente po ashtu edhe nga BIK-u duhet të bëhet patjetër. /Indeksonline/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com