Eklipsi – Qytetarët mendime të ndryshme rreth Eklipsës/ E plotësuar – tekst/ (Foto)

0

Eklipsi i Diellit i cili ishte paralajmëruar për ditën e sotme vetëm se ka ndodhur, Eklipsi mbi vendin tonë filloi diku rreth orës 9 e 37 minuta, maksimumi ishte deri në orën 10:45. ndërsa është përfunduar në orën 11:56 minuta. Gjatë maksimumit është thënë se do të shihen 43,5 % nga disku i Diellit.

DSCN7406

Në Evropë dhe në vendin tonë ai ishte i pjesërishëm, ndërsa në disa vende, si në ishujt Farit dhe Svalski, ka qenë eklips i tërësishëm. Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë. Për këto ndodhi astronomike, feja islame ka orientuar besimtarët që të angazhohen me adhurim dhe lutje tek Zoti. Eklipsi kishte ndodhur gjatë jetës së Muhamedit a.s. në kohën kur i kishte vdekur djali i tij Ibrahimi, dhe njerëzit në atë kohë kishin thënë se zënia e dritës së diellit u bë për shkak të vdekjes së djalit të Pejgamberit a.s.Mirëpo Muhamedi a.s. iu drejtua atyre dhe iu tha: Dielli dhe hëna janë dy argumente nga argumentet e Zotit të madhëruar. Ato nuk bëhen për vdekjen e askujt e as për lindjen e tij. Nëse i shihni ato, atëherë shpejtoni për në namaz, tha hoxha Ragmi Destani. Lidhur me zënien e dielli qyetarët e komunës së Buajnocit thonë se, ka ndodhur edhe shumë herë më përpara dhe nuk ka nevoj për frig dhe panik sepse kjo është nga natyra, por ka edhe prej tyre që thonë se ky fenomen tregon fundin e botës. Fenomeni kur Hëna zbret tek Dielli për herë të fundit ishte më 4 janar të vitit 2011, ndërsa eklipsi tjetër i pjesërishëm që do të mund të shihet te ne pritet më 21 janar të vitit 2020./BujanociNet/

Foto të realizuara nga redaksia e BujanociNet

DSCN7415 DSCN7411 DSCN7412 DSCN7413 DSCN7414

 

DSCN7408 DSCN7404 DSCN7405 DSCN7406 DSCN7407

DSCN7403 DSCN7398 DSCN7399 DSCN7400 DSCN7401

 

 

 

 

DSCN7402

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com