Efektet e shëndetshme të pjeprit

0

Pjepri është një ndër frutat më të shëndetshëm. Ai njihet për vetitë e tij antistres, lufton të nxehtin dhe parandalon plakjen.

00_12_14365437561625469957

Pjepri ka plot vlera ushqyese dhe ndikon pozitivisht te kockat dhe lëkura, duke u kujdesur edhe për ngjyrën e kësaj të fundit gjatë verës. Disa nga vetitë e shëndetshme të pjeprit janë:

Është antistresues
Sipas një studimi kryer në Itali ai atribuon vetitë kundër stresit antioksidantit të njohur si superoksid dismutasi. Ai është një enzimë që transformon substancat e rrezikshme për organizmin.

Është antioksidant
Pjepri përmban vitaminë A dhe C. E para gjendet në formën e karotenoideve, pigmentët natyralë që i japin pjeprit ngjyrën karakteristike. Karotenoidet luftojnë radikalet e lira, duke vonuar plakjen qelizore.

Ndihmon sistemin nervor
Pjepri përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila është e domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nervozizmin dhe irritimin. Gjithashtu, ajo shmang problemet e gjumit dhe vështirësitë e të nxënit.

Shëron plagët
Vitamina C, e cila gjendet te pjepri, kryen një funksion të rëndësishëm në formimin e kolagjenit, duke ndikuar në shërimin e plagëve në lëkurë.

I dobishëm për kockat
Fosfori dhe kalciumi, të cilët gjenden me shumicë te pjepri, garantojnë mbrojtjen e kockave, duke kontribuuar në mënyrë të dukshme në forcimin e tyre.

Nxit qarkullimin e gjakut
Pjepri ka në përbërje të tij potasium, i cili favorizon qarkullimin e gjakut, duke bërë të mundur edhe mbajtjen nën kontroll të presionit arterial.

Ndihmon në nxirjen e lëkurës
Për shkak të betakarotenit që gjendet në përbërje të tij, pjepri stimulon prodhimin e melaninës, e cila është përgjegjësja kryesore për ngjyrën e çokollatës që merr lëkura gjatë verës.

Ka pak kalori
Pjepri futet te frutat hipokalorike. 100 gram pjepër ka gjithsej 33 kalori. Ka një sasi të madhe fibrash, çka jep ndjesinë e ngopjes te konsumatori.

Nxit aktivitetin e stomakut dhe zorrëve
Fibrat që gjenden te pjepri përmirësojnë dukshëm tranzitin intestinal, duke luftuar fryrjen e barkut.

Vlerat ushqyese
Çdo 100 gramë pjepër përmban 7,4 gramë karbohidrate, 0,2 gramë yndyrna, 0,8 gramë proteina, 0,7 gramë fibra. 90 % e pjeprit është ujë dhe kjo bën të mundur hidratimin e organizmit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com