Edmond Isufit i verifikohet mandati për anëtarë të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë

0

Antarët e Këshillit Kombëtarë Shqiptar sot janë mbledhur në ambientet e këtij institucioni me seli në Bujanoc për të zhvilluar seancën e dytë me radhë për vitin 2015. Në rendë të ditës sipas procesverbalit ishin të paraqitura nën firmën e kryetarit Jonuz Musliu 11 pika të rendit të ditës për shqyrtim dhe aprovim nga antarët e këshillit.

Edmondi

Pika e parë e rendit të ditës ishte verifikimi i mandatit të antarit të Këshillit Kombëtar nga radhët e Partisë Demokratike Edmond Isufit pasi ka arritur aprovimi nga ministria dhe antarët e pranishëm kanë votuar njëzeri për mandatin e tij. Isufi para të pranishmëve ka bërë betimin e tij për të punuar në interes të qytetarëve të Luginës së Preshevës. Po ashtu në rend ditë ishin dhe planet strategjike për këtë vit për komisionet që janë në kuadër të këtij institucioni të lart ku kryetarët e komisioneve kanë paraqitur planet, siç ishin për arsim parashkollor, fillore, të mesëm, të lart dhe shkencor, pastaj planet për përdorim zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj dhe nga komisioni për rini dhe shoqëri civile. Vetë kryetari Musliu ka theksuar se, problemi më i madh është në çështjen e arsimit. Edmond Isufi antari më i ri pranë këtij Këshilli duke faleminderuar Partin Demokratike dhe antarët e këshillit për besimin e dhënë tha se, do të mundohet që kërkesat e qytetarëve tanë t’i shqyrtojnë dhe të punojnë në mënyrë sa më të mirë. Pastaj ishin dhe shqyrtimit dhe aprovimi i kërkesave nga kuvendi komunal i Preshevës për antarët e këshillit të shkollës së mesme “Skënderbeu” nga Presheva dhe shkollës teknike po “Presheva” nga Presheva të cilët janë aprovuar si dhe të atyre fillore “Zenel Hajdini” na Rainca dhe “9 Maji” nga Lerani. Ndërkaq kërkesa e gjimnazit “Skënderbeu” për shqyrtim të mendimit për një paralele shtesë është shtyrë për në seancat e tjera. Krejt në fund është aprovuar dhe kërkesa Bashkësisë Lokale të Dobrosinit për udhëtimin në relacion Doborsin – Bujanoc dhe anasjelltas për nxënësit e shkollës së mesme me një vlerë mujore prej 60 mijë dinarësh, ku këshilli iu ka përgjigjur pozitivisht./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com