Edmond Isufi i bënë thirrje partive shqiptare të Komunës së Bujanocit që të mos bashkëpunojnë me Stojanqa Arsiqin.
18:07 | 24 Prill 2019
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Edmon Isufi, i ka bërë thirrje partive shqiptare të Komunës së Bujanocit që të mos bashkëpunojnë me Stojanqa Arsiqin, zv.kryetarin aktual të Komunës së Bujanocit, me arsyen se Arsiq ka urrejtje ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.

“I bëj thirrje partive shqiptare në Komunën e Bujanocit, t’i vëjnë vijë të kuqe bashkëpunimit me zv.kryetarin e Komunës së Bujanocit Stajanqa Arsiq dhe kush do tjetër që sillet në këtë mënyrë.

Stojanqa Arsiq ka shprehur disa herë urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Thirrja ime s'është thirrje për urrejtje, është thirrje për mos t'i dhënë më pushtet njerëzve që na urrejnë, pra është thirrje për t'a respektuar veten” ka shkruar Isufi

Alesia Bami