Edi Rama, Serbisë : Respekto të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në inaugurimin e unifikimit të zyrave doganore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të hënën në Vërmicë me homologun e tij nga Kosova Isa Mustafa, i ka bërë apel Serbisë që të respektojë të drejtat e minoriteteve ashtu siç bën Kosova.

edi“Sot gjej rastin të përshëndes marrëveshjen Kosovë-Serbi për drejtësinë, dhe kjo marrëveshje është një simbol shumë kuptimplotë i Ballkanit të epokës së re në Bruksel, por edhe i asaj politike të re që në Kosovë kanë ditur ta çojnë përpara me një kurajo shembullore, me të cilën duhet të çojnë edhe forcat qeveritare në Serbi”, është shprehur kryeimistri Rama. Por duke vlerësuar këtë simbolikë, Kryeministri i Shqipërisë ka kujtuar se zemërgjerësia që tregon Kosova, në sigurimin e drejtësisë dhe të drejtave për minoritetin serb, do të duhet bërë normë edhe për Serbinë, që të aplikojë të njëjtat standarde edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com