Edi Rama për korrigjimin e kufijve: Nuk flas në emër të Kosovës, Shqipëria i ofron mbështetje të fuqishme
22:13 | 13 Shtator 2018

Ai ka thënë se çështja e korrigjimit të kufijve është e rëndë për tu diskutuar, por sipas tij Shqipëria ka detyrim të mbështes fuqimisht Kosovën por duhet të pres se cili do të jetë vendimi i përfaqësuesve institucional të zgjedhur nga populli.

Këto deklarime Kryeministri Rama i dha sonte në emisionin ‘’Open’’ në TopChannel duke theksuar se secili që pranon të debatojë për çështjen e kufijve cilësohet papjekuri:

”Besoj që bëhet fjalë për një cështje të ditës, për një cështje të historisë sonë të përbashkët, por ku i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojnë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarët që më takon të flas, të bëjë komentatorin- në ndërkohë që nga njëra anë ka një debat mbi një ide por jo mbi një platformë, sepse platformën se kemi parë”.

”Si përfaqësues i Shqipërisë, ndjej thellësisht detyrimin që të respektojë deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Kujtohet kur në një rast të caktuar u bë një debat nëse kam të drejtë apo jo të flas në emër të Kosovës – kam thënë se do të flas kur e shoh të arsyeshme për Kosovën por kurrë nuk do të flas në emër të saj”.

”Është shumë më e rëndësishme se kur politikanët shqiptarë gjejnë të gjitha arsyet për t’ju kundërvënë njëri tjetrit, është e paudhë të bëjë komentatorin”.

”Qëndrimi im është një qëndrim shumë i qartë, Shqipëria ka detyrimin të mbështes fuqimisht Kosovën, dhe në detyrimin për të mbështetur fuqimisht Kosovën ka ndër të tjerat detyrën të pres dhe të ndjek me shumë vëmendje se cka përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës mendojnë e për cfarë mund të bien dakord”.

Françeska Jaçe