Edi Rama pas Beogradit do të vizitojë edhe Preshevën

0
Edi Rama pas Beogradit do të vizitojë edhe Preshevën

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd do të ndodh edhe përskaj incidenteve që ndodhën në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, shkruan gazeta serbe “Danas” me burimet e saj në Bruksel.

Në kabinetin e Catherine Ashton, shefes së diplomacisë evropiane, përshëndesin ardhjen e kryeministrit serb në vizitë zyrtare në Serbi.

Edi Rama do të vizitojë Beogradin zyrtarisht me 22 tetor, ku sipas shtypit serb, presionet që kjo vizitë të realizohet kanë filluar, para së gjithash nga Brukseli, e cila praktikisht është edhe iniciator e këtij takimi të dy kryeministrave si nismë e zhvillimit dhe normalizimit të mardhënieve të dy shteteve në kuadër të integrimit evropian.

Kryeministri serb dje se ai do të marrë vendimin rreth asaj që a do të vijë në Beograd, duke theksuar se nuk i frigohet bisedimeve me këdo, pasi ka ndërgjegjen e pastër

“Problem shkakto që vizita është shumë afër, ditën e mërkurë të javës së ardhshme. Kemi shumë komentime negative të zyrtarëve serb, kështu që atmosfera është shumë e keqe. Kryeministri i Shqipërisë po qëndron momentalisht në Amerikë dhe ende nuk është e sigurtë se si do të jetë qëndrimi i tij në këtë situatë” thonë burime të afërta të qeverisë shqiptare me gazetën serbe.

Kryeministri Rama, me 22 tetor pas vizitës në Beograd do të vizitojë edhe Luginën e Preshevës, ku dhe do të ketë takime me liderë shqiptarë të Luginës për problemet me të cilën po përballen shqiptarët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com