Edi Rama në Ulqin: Do ecim drejt bashkimit kombëtar

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur përsëri për bashkimin e shqiptarëve. Ai ka thënë në Ulqin se shqiptarët po ecin drejt bashkimit kombëtar, por sipas tij, kjo do të ndodhë në familjen evropiane.

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se shqiptarët kanë barrën e veçantë të jenë nxitës të lidhjeve të paqes dhe stabilitetit në rajon, duke pasur në këtë mënyrë përgjegjësinë historike për të dhënë shembull.

“Kënaqësi krejt e posaçme prej nderit te madh që ju me bëni me këtë titull. Çmoj praninë e Presidentit të Malit të Zi në këtë ceremoni që bashkon ne si shqiptare e malazez në një moment festiv por edhe reflektimi për rrugën e përbashkët. Në këtë rrugë Ulqini është një pikë përbashkimi mes shqiptarëve dhe malazezëve. Na takon në këtë kohe të re të paqes të jemi nxitës të lidhjeve të paqes, por shqiptarëve iu bie një barrë e veçantë pasi sot janë më mirë se ç’kanë qenë po kanë përgjegjësinë historike për dhënien e shembullit të tyre”, u shpreh kryeministri Rama sot në Ulqin.

Kreu i qeverisë tha se i gjithë komuniteti shqiptar po ecën drejt bashkimit të të gjithë shqiptarëve në familjen evropiane. “Do ecim drejt bashkimit kombëtar, të bashkimit të të gjithë shqiptarëve në familjen evropiane”, tha Rama

Thaçi: Kosova ndihen shumë afër Ulqinit

“Komuna e Ulqinit dallon si komunë e pasur në Ballkan për trashëgimi kulturore, monumentale, natyrore dhe ç’ është më e rëndësishmja edhe për vlera njerëzore, prandaj edhe unë sot ndjehem i privilegjuar që më keni nderuar me këtë çmim”, tha Hashim Thaçi në fjalën e tij në Ulqin.

Sipas Thaçit, qytetarët e Kosovës ndihen shumë afër Ulqinit, sepse e lidhin këtë trevë me kujtimet më të bukura të tyre gjatë stinës së verës. “Përveç pushimeve verore, një tjetër urë e fortë lidhëse mes Kosovës dhe trevës suaj ka qenë edhe Universiteti i Prishtinës, në të cilin janë shkolluar me mijëra bijë dhe bija tuaja, por edhe ku kanë kontribuar dhjetëra kuadro të dala nga popullsia shqiptare e Malit të Zi”, shtoi numri dy i qeverisë së Kosovës. (ul.info.com)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com