Edi Rama me autobus nga Beogradi drejt Preshevës

0
Edi Rama me autobus nga Beogradi drejt Preshevës

Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitën e tij zyrtare në Beograd me 10 nëntor do ta shfrytëzoj edhe për ta vizituar Preshevën, shkruan gazeta serbe “Alo”, ku sipas gazete ambasada e Shqipërisë në Beograd tashmë ka marrë me qira një autobus me të cilin kryeminstri shqiptar dhe rreth 50 bashkëpuntorë të tij do të udhëtojnë drejt jugut të Serbisë, ku shqiptarët do të organizojnë një miting për pritjen e tij.

Gazeta serbe shkruan se ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar që Tirana zyrtare do të konfirmoj ardhjen, përfaqësues të ambasadës shqiptare në ditën e vizitës, ka marrë me qira një autobus në Beograd nga një kompani private, me të cilën rreth 50 zyrtarë së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Beogradi do të udhëtojnë drejt Preshevës. Nga ambasada shqiptare nuk kanë dashur të konfirmojnë gazetën, siç kanë thënë se është e konfirmuar që Edi rama do të vizitoj Preshevën. “Nuk mund të flasim për detaje të vizitës. Vetëm mund të themi se është e konfirmuar dhe se ai do të shkoj edhe në Preshevë” kanë thënë burime të ambasadës për gazetën serbe.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com