Edhe përkundër ndarjes së mjeteve aparati i ultrazërit akoma nuk ka arritur, drejtoresha nuk gjen kohë të përgjigjet

0

Këshilli komunal në seancën e mbajturë më 07 prill të këtij viti në rend të ditës kishte edhe kërkesën e shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc për mjete finciare, ku nga rezervat e buxhetit komunal u ndan 8 mijë e 400 euro së bashku me tatimin mbi vlerën e shtuar për blerjen e aparaturës së ultrazërit. Reparti i gjinekologjis në Bujanoc që nga 25 dhjetori i vitit 2014 është pa aparatin e ultrazerit ekografisë.

sh sh

BujanociNet pas një muajit, kur është informuar se nuk ka aparat të ultrazërit po bënë përpjekje që tju sjell informacione dhe se kur do të jetë në shërbim të qytetarëve. Pasi kemi mësuar se mjetet finansiare janë ndarë për këtë aparaturë ne kontaktuam përmes linjës telefonike me drejtoreshën e shtëpis së shëndetit në Bujanoc, Llella Bradiç Jovanoviq, përgjigjja e saj ishte ultrazëri do të vi në shtëpinë e shëndetit dhe për këtë problem unë mundë të ju jap deklaratë kah mesi i javës që vjen, sipas sajë ajo kishte shumë takime zyrtare. Kjo nuk është hera e parë apo e fundit që ajo nuk dëshiron të flas mbi këtë çështje. U bënë gati katër muaj që nga data 25 dhjetori i vitit të kaluar e ato të cilat më së shumti ndjejnë mungesën dhe hasin në vështërësi pa aparatin e ultrazerit janë gratë, pasi që ayre i paraqitet problem se ku do të bëjnë një kontrollë me ultrazë kur dihet se në çfarë kushte ekonomike jetojmë, ato janë të detyruara të shkojnë nëpër ordinanca private në vend dhe jashtë Bujanocit, ku për një kontroll duhet të japin 2000 mijë dinarë e lëre më kontrollimet shtesë që duhet paguar edhe më shumë. Për mos ti mbetur borxh pacientëve dhe qytetarëve të Bujanoci, ne pos që kontaktuam me drejtoreshën morrëm disa informata brenda shtëpis së shëndetit në lidhje mbi aparaturën e lartëpërmendurë ku thonë se, aparati do të vijë por i vjetër, dhe ka vetëm gjashtë muaj garancion. RTB dhe BujanociNet i ka dhënë shumë hapësirë kësaj çështje që nga mungesa e kësaj aparature mirëpo në shtëpinë e shëndetitë në Bujanoc pikërishtë në repartin e gjinekologjisë është shfaqur edhe problemi tjetër. Pacientët që kanë nevoj për shërbime të gjinekologjisë duke përjashtuar ultrazërin, ato tani më hasin në problem, pasi që ka mungesë të mjeteve Lama e cila shërben për kryerje e papatestit, gjegjësisht kontrollë mjekësore. Sipas këtij burimi mësuam se njëqind copa lama që shërbejnë për papatest kushtojnë rreth 1 mijë dinarë, gjë që edhe këto mungojë në repartin e gjinekologjisë gati dy javë të tëra. Tashmë qytetarët e kanë kuptuar se nuk mund ti marrin shërbimet e duhura dhe koridori i këtij reparti është pothuajse i zbrazur çdo ditë. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri kah mesi i javës së ardhshme a do të jetë ajo javë me fatë për gratë e komunës së Bujanocit,/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com