Edhe Marinës i pëlqen “High 3” (Foto)
09:58 | 14 Mars 2015

Duket se kënga e re e Babastars nuk po pëlqehet vetëm nga adhuruesit e hip hopit. Marina Vjollca Eshtë prezantuesja e mirënjohur e Top Channelit ajo që ka postuar një fotografi në përkrahje të reperëve. Marina ka shprehur përkrahjen e saj hapur për Babastars, dhe projektin e fundit të tyre, “High 3”. Në këtë fotografi është lideri i Babastars, Getoar Selimi, i cili shfaqet në pjesën më të madhe të klipit. /Telegrafi/
 
Aurela Hoxha