Edhe ky qytet i Zvicrës ndalon Burka-n
21:00 | 23 Shtator 2018

St. Gallen do të bëhet qyteti i dytë zviceran që me ligj e ndalon veshjet të cilat mbulojnë fytyrën në hapësirat publike, shkruan The News, transmeton Klan Kosova.

Gjatë vitit të kaluar, ligjvënësit e St. Gallen kanë hartuar një tekst ku thuhej:

“Çdo person i cili bëhet i paidentifikueshëm duke mbuluar fytyrën në hapësirat publike do të gjobitet, pasi që kjo veshje rrezikon sigurinë publike dhe paqen sociale”.

Aurela Hoxha