Edhe kjo ndodhi në Prishtin, hajnat vjedhin shkronjat e varreve në Prishtinë
14:52 | 13 Dhjetor 2017

Gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës është hapur një rast i vjedhjes së shkronjave të varreve. Në disa varre në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë janë vjedhur shkronjat e tyre, nga persona ende të panjohur për Policinë e Kosovës. Express mëson se janë të paktën 5 varre të cilave u janë vjedhur shkronjat. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot në orën 10:50 është hap rasti vjedhje. Ka ndodhur në rr. “Ismet Krasniqi” në Prishtinë”, tha ahmeti për Gazeten Express.“Me rastin po merren hetuesit e stacionot të veriut në Prishtinë”, përfundoi ajo.
Aurela Hoxha