Edhe këtë vit shkollor nxënesit në Luginë pa tekste mësimore!

0
Jonuz Musliu, gjat protestës në fshatin Konçul, kundër kthimit të librave në Kosovë

Jonuz Musliu, gjat protestës në fshatin Konçul, kundër kthimit të librave në Kosovë

Rreth 11.000 nxënës shqiptar në komunën e Preshevës dhe Bujanocit edhe këtë vit shkollor do të jenë pa tekste shkollore në gjuhën amtare.

Problemi me tekste shkollore në mësimin në gjuhën shqipe është problem 30 vjeçar, zgjidhet shumë ngaalë deri sa mësimdhënësit pregaditin mësimet nëpërmjet internetit ndërsa nxënësit marrin shënime me dorë.

Zejni Fejzullahi, drejtor i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka thënë për radion “Evropa e lirë”, transmeton presheva.com se ky problem rëndon edhe funksionim normlal të arsimit në gjuhën shqipe dhe mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të përballen me mënyra të ndryshme për ta kryer mësimin.

“Mësimdhënësit mundohen. Përkthejnë mësime nga gjuha serbe dhe ajo angleze apo si të munden. Për fat të mir, ne në secilën klasë kemi televizorë dhe lehtësojmë pak situatën. Faktori numër një në shkollë është nxënësi dhe pastaj vjen libri. Ne këtë të parën e kemi, ndërsa të dytën jo” ka thënë Fejzullahu.

Problemi më i theksuar është në shkollat e mesme. Zgjidhja e saj ka filluar pas takimit në Nish të kryeministrity Vuçiq dhe Rama, por sipas Fejzullahut, ky proces po shkon shumë ngadalë.

“Sa i përket shkollës ku unë jam drejtor, në gjuhën shqipe kemi vetëm katër tekste në gjuhën amtare nga klasa e parë deri në klasën e katërt që janë sjellë nga Shqipëria. Për lëndët tjera nuk kemi asnjë tekst shkollor në gjuhën shqipe dhe na duhen rreth 300 të tillë” ka thënë ai.

Jonuz Musliu, kryetar i KNSH, thotës e shteti i Serbisë ka siguruar një numër të teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore por ende nuk kemi për ata të mesme, për të cilën insistohet që të zgjidhet ky problem sa më parë.

“Për shkollën fillore kemi rreth 30% të teksteve. Kërkojmë që nxënësit të kenë të gjitha tekstet, pasi është e pakoceptueshme që në shekullin 21 tekste mësimore të mos ken vetëm shqiptarët. Kërkojmë reciprocitet me nxënësit serb në Kosovë dhe ne të kemi të ato të drejta” ka thënë Musliu.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com