Edhe këtë verë nuk do të mungojnë dasmat, pamvarësisht kostos

0

Sezoni i verës, kur edhe mërgimtarët vijnë në pushime shtohet edhe numri i dasmave e ahengjeve të ndryshme edhe në komunën e Bujanocit, dasmat në restaurante dhe muzika live jane bërë moda kryesore e ditëve të sotme. Kjo është ana e mirë e medaljes se ndër ne shtohen çaste gëzim, ana tjetër e medaljes është se stili i ri i dasmva sot nuk percillet me asnje element te mehershem apo tradita, e njëra ndër to dasmat që dikur kanë zgjatur 1 javë e më shumë, që sot janë shëndërruar me 1 ditë.

maxresdefault

Nga informatat e marra nga restaurantet që veprojnë në komunën e Bujanocit për organizimet e tilla familjare, rezulton që për këtë sezon veror janë rezervuar dasma dhe ahengje të ndryshme familjare po thuajse njejt me vitin e kaluar. Gjatë muajve të verës jehona e tupanëve dhe e muzikës simbolizon se dasmat tashmë kanë nisur tek ne dhe të gjitha ditët e javës tash janë ditë të dasmës, nuk është më vetëm e enjtja apo e diela ditë të dasmës siç ishte dikur. Për secilën dasëm, vetëm në restorante dasmorët do të duhet të paguajnë nga 2 deri 6 mijë euro, varësisht nga numri i dasmorëve, restaurantet dhe menyja. Krahas këtyre harxhimeve, vetëm për stolitë e arit dhe për veshmbathje, mesatarja e harxhimeve përllogaritet diku deri në 10 mijë euro. Tradicionalisht, sezoni veror i dasmave në komunën e Bujanocit fillon nga muaji qershor dhe zgjat deri në mbarim të gushtit, por për shkak të muajt të Ramazanit, këtë vit pjesa dërmuese e dasmave do të bëhen para fillimit muajit të agjërimit, edhe pse numri i pronotimeve nëpër sallonet e dasmave është i konsiderueshëm edhe përgjatë muajit të Ramazanit, me disa ndryshime kohore. Në restaurant “Rozafa” sipas prnarit Bejadin Asani këtë vit janë rezervuar mbi 30 dasma familjare, sipas pronarit menyja në këtë restoran është nga 7 deri në 11euro. Vlenë të theksohet se numri i dasmave të prenotuara në Hotel Restaurant Rozafa thaujse është i njejtë me atë të vitit të kaluar. Tek Restaurant Breta dhe Breta Plasace sipas pronarit numri i dasmave të sivjetme konçidon me atë të vitit të kaluar dasmat në këtë restoran fillojnë nga mesi i muaujit korrik. Ndërsa pronari i “5 Yjet” dhe “5 Yjet ekskluziv” Rexhep Hamidi tha se, dasmat fillojnë nga 15 korriku e deri më 15 gusht, numri i dasmave është po thaujse i njejt me vitin e kaluar, duke mos lënë anash edhe anulimet e disa prej dasmave që janë bërë. Po ashtu sipas Hamidit një dasëm e rezervuar ku edhe vet është pronar realizohet deri në 400 dasmor dhe pronarët e dsamave janë kryesisht mërgimtar. Përveç restoranteve të lartëpërmednura që kanë një kapacitet deri në 600 persona, në komunën e Bujanocit ka edhe mini restorante të cilat veprojnë për dasma të vajzave, syneti dhe ahengje tjera dhe kështu qytetarët kanë zgjedhje të ndryshme. Kryesisht pronarët e dasmave të cilët kanë prenotuar rezervimet që nga viti i kaluar janë mërgimtar dhe vetëm një përqindje e vogël janë qytetarë me vendbanim në komunën e Bujanocit. Duket se kriza e përgjithshme ekonomike nuk ka ndikuar shumë në organizimin e ahengjeve familjare. Vlenë të thkesohet një fakt shum me rëndësi ku sipas Qani Avdirrahmani shef i zyrës së ofiqarisë në Bujanoc 2014 –ta ka qenë e suksesëshme në kurorëzime pasi janë shënuar 198 kurora ndërsa shkurorëzime janë vetëm 45. Si duket vajzat dhe djemt nga komuna e Bujanocit sipas të dhënave nga prenotimet për dasma nëpër restorante dhe numrit të kurorëzimeve mund të thuhet se kanë zgjedhur ahengun familjar për të dëshmuar dashurinë e tyre nëpërmjet dasmës si kujtimi më i mirë në jet sipas traditës ejo si shumica e çifteve që zgjedh në vend të dasmës një pushim veror nëpër bregdetet e ndryshme.F.Rexhepi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com