EDHE GRATË E LUGINËS SOT NË KUVENDIN E KOSOVËS KËRKUAN TË DREJTAT E TYRE (Foto)

0

Gratë politikane nga trojet shqiptare sot u mblodhën në Prishtinë, për të shënuar 8 marsin.

20150308151758236620Në seancën e jashtëzakonshme dhe të përbashkët të deputeteve të Kuvendit të Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë, si dhe gratë politikane nga Mali i zi dhe Presheva gratë folën për sukseset dhe sfidat.
Seancën e Kuvendit e udhëhoqi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, e cila u shpreh e lumtur që po vazhdon tradita e filluar në Tiranë:
“Le ta bëjmë këtë 8 mars të veçantë një ditë reflektimi e angazhimi për sfidat që i kemi përpara, për ti dhënë shoqërive tona portretin e bukur të gruas, mençurinë e pjekurinë e gruas, dashurinë e tolerancën e gruas, vendosmërinë, sakrificë, vetëmohimin por edhe dhembshurinë tonë.”

Ndërkaq, Teuta Sahatqija, ish-kryetare e grupit të grave deputete të Kuvendit Komunal, foli për përfaqësimin e ultë të grave në pozitat udhëheqëse:

“Këto numra paraqesin sfida para nesh dhe pasqyrojnë situatën e cila kërkon edhe më shumë punë e përkushtim në nivelin komunal, shtetëror por edhe kombëtar për tu tejkaluar. Urojë të kemi një takim të mirë dhe vazhdim të bashkëpunimit dhe nga kjo seancë të dalim me një platformë të përbashkët për fuqizimin e gruas dhe për këtë na prift e mbara.”

Nga ana e saj, Edita Tahiri, njëra ndër dy ministret e qeverisë së Kosovës, kërkoi hapjen e dyerve për gratë:
“Prandaj mesazhi im sot i imi është të hapen dyert për gratë sepse hapja e dyerve do të jetë hapja e dyerve për demokraci, fuqizim dhe bashkim kombëtar në suaza që unë i mendoj si bashkim i vlerave tona, si fuqizim i kombit. Unë mendoj se kombi shqiptar po vjen lider në Ballkan, kemi qenë të shtypur në shekullin 20, shekulli 21 është shekulli i shqiptarëve dhe do të jemi lider në paqe, stabilitet e zhvillim.”

Ministrja Tahiri njëherit tha se nuk i mbështet gratë që nuk kanë cilësi:
“Unë gjithnjë kam luftuar pas luftë për kuotën, por kuota është vetëm një kriter dhe kuota është numër. Ju lutem ne duhet të shkojmë përtej kuotës. Të shkojmë tek cilësia sepse kemi cilësi, ne kemi raste kur gratë marrin pozita por nuk i kanë cilësitë, unë nuk e mbështes këtë koncept. Unë mbështes konceptin që kur ne gratë i marrim pozitat deri në lidership duhet se japim modelin e shkëlqyer.”

Monika Kryemadhi, nga Komisioni i veprimtarive prodhuese të Kuvendit të Shqipërisë, tha se nganjëherë bëhet shumë konfuze kur flitet për të drejtat e grave, sepse asaj i pëlqen tradicionalja dhe është kundër kuotave:
“Më pëlqen familja, më pëlqen që secili në familje luan rolin e tij, sikurse në politikë që secili duhet të luajë rolin e tij. Nuk kam qejf të themi që ne duhet të jemi lidere, nuk kam qejf të themi se ne duhet të marrim kuotat, sepse eksperiencat kanë treguar se nganjëherë kemi nevojë për burrat që luftojnë për gratë, sesa për gratë të cilat nganjëherë bëhen sikur luftojnë për gratë.”

Vijimi i shkollimit të femrës, ishte çështja që preku Shpresa Hadri nga Kuvendi i Maqedonisë.
“Është një fatmirësi që tashmë problemi i vijimit të shkollimit të femrës si një nga komponentët më diskriminuese ndaj saj, tashmë i takon së kaluarës. Të dhënat e fundit janë mjaft inkurajues edhe tregojnë një trend gjithnjë në rritje të femrave me arsim të lart, madje në përqindje edhe më të lartë se gjinia komplementare.”

Kurse politikania nga Presheva, Albiona Ibrahimi tha se Presheva lihet pas dore nga politikanët kosovarë, por jo edhe nga gratë deputete në këtë rast:

“Ju faleminderit deputeteve, organizatorëve të Republikës së Kosovës për ftesën që na kanë bërë, edhe pse shpesh Presheva lihet pas dore nga politikanët, ky është një gjest shumë i vlerësuar që gratë dinë të punojnë drejt dhe bashkëpunojnë me të gjitha gratë shqiptare nga të gjitha trojet.”

Zonja Ibrahimi foli edhe për presionin nga shteti serb:
“Nuk na e le të hapim maternitetin si është planifikuar. Lindjet duhet të kryhen në qytetin e Vrajës, duke përfshirë këtu maltretimi psikike e materiale ku më e keqja është se fëmijët e lindur sa të jetojnë duhet të marrin dokumentet në qytetin e Vrajës. Dhe në gjuhën serbe të formës cirilik, e jo në gjuhën shqipe.”

Kurse Zylfie Duraku, përfaqësuese e grave nga Mali i Zi, foli për rrugëtimin e vështirë të grave:
“Femra shqiptare në Mal të zi ka pasur një rrugëtim të gjatë në rrethana të vështira, edhe pse në trojet e veta shekullore, por në një shoqëri multietnike ku u përball me sfida të ashpra, duke qenë grua edhe shqiptare njëkohësisht.”
Ajo tha se tek shkollimi i femrës ka progres por duhet ende shumë punë për ti arritur standardet e kërkuara.

11052544_10205477543553861_1616460949323672565_n 1622035_10152759859171169_8378293716969861810_n

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com