E tmerrshme: Mbyllet restoranti, që shërbente ‘mish njeriu’

0

Një restaurant në juglindje të Nigerisë, është mbyllur pas akuzave se klientëve u ka shërbyer mish njeriu, transmeton zeri.info.

auto_Nigeri1431883759

Në kuzhinën e të cilit, janë gjetur qese me koka të njerëzve.

Ishin disa banorë lokalë, të cilët kanë lajmëruar policinë, me dyshimin se diçka e tmerrshem po ndodh në këtë restorant, që gjendet në jullindje të Nigerisë, në provincën, Anambra.

Policia ka reaguar menjëherë, ndërsa gjatë bastisjes në restaurant, ka gjetur koka të njerëzve, gjakë, armë, përfshirë edhe granata.

Me mbylljen e restorantit, janë arrestuar edhe 10 persona, shkruan më tej zeri.info.

Një banorë i këtij vendi është shprehur për BBC-në; ‘nuk habitem me lajmin, çdo herë kam dyshuar se diçka e pazakontë po ndodh këtu. Kam vërejtur aktivitete të çuditshme që më kanë bërë të dyshoj”.

Një prift lokal, i cili ka ngrënë në këtë restaurant, është shokuar kur ka kuptuar, se ai është shërbyer me mish njeriu, ndërsa kujton se si kamarieri, i kishte thënë se ‘pagesa është më e shtrenjtë, pasi që ke ngrënë mish që kushton shumë. /Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com