E tmerrshme: Edukatorja e godet përtokë fëmijën, përderisa nëna e tij e shikonte Live (Video)

0

Një video shokuese ka dalë nga një çerdhe, ku shihet një punëtore teksa e përplas me fytyrë për toke një fëmijë 18 muajsh duke u përpjekur për ta vënë në gjumë. 

Jazmine Torres, 22 vjeçare është filmuar nga kamerat teksa tërheq për krahu fëmijët dhe i përplas fuqishëm për t’i shtrirë për të fjetur, transmeton Indeksonline.

Nëna e djalit Caitlin Gimore gjatë pushimit të drekës kishte vendosur ta shikonte përmes telefonit kamerat e çerdhes për të parë se si po kalonte djali i saj, mirëpo tronditet kur e sheh këtë pamje.

Ato që i ka parë fillimisht ajo nuk janë regjistruar me telefon pasi që në ato momente ajo është nisur me nxitim për në kopsht për ta marrë djalin.

Gjatë kohës që ishte në rrugë për në çerdhe, miqtë e saj kishin vazhduar ta shikojnë videon dhe më pas regjistruan ato që panë më tutje.

Tani edukatorja po përballet me akuzën e rrezikimit e jetëve të fëmijëve .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com