E pazakonshme: Harron ku e parkoi veturën, e gjen pas 20 vitesh

0

Autoritetet në Frankfurt kanë gjetur automobilin e pronarit, i cili zhdukjen e tij e kishte lajmëruar qysh në vitin 1997.

Ndoshta këtu nuk do të ishte asgjë e çuditshme, sikur automobili të ishte vjedhur

Vetura u gjet e parkuar në garazh në një objekt të vjetër industrial, i cili ishte paraparë për shembje.

Pasi pengoi punimet, punëtorët lajmëruan policinë, e cila kërkoi pronarin.
Tashmë pronari 76-vjeçar e gjeti automobilin atje ku e kishte lënë saktë para njëzet vjetësh.

Ai thjesht kishte harruar vendin se ku e kishte parkuar. Vetura e gjetur më nuk është funksionale.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com