E pazakonshme, gjendet një pulë me katër këmbë (Foto)
14:57 | 12 Mars 2016

Një grua në Kinë u habit kur gjeti se një pulë që ajo e pa afër fermës së babait të saj kishte katër këmbë.

Pula

Zhu Zhewu, e bija e një fermeri lokal, e vërejti këtë pulë të pazakonshme duke qëndruar afër fermës së babait të saj më herët këtë javë. Duke u afruar drejt saj, ajo zbuloi se pula kishte një palë këmbë shtesë, që po qëndronin varur nën bishtin e saj, transmeton Gazeta Express. Zhu e dinte se kjo pulë nuk ishte e fermës së tyre, dhe se ajo kishte ardhur nga diku tjetër. Megjithatë, pula duket se vuante nga një sëmundje, e cila kishte bërë që ajo të kishte katër këmbë.
Aurela Hoxha