E parkoi veturën në këtë mënyrë para një restoranti në Prishtinë, kosovari bëhet lajm edhe në mediat zvicerane

0

Blendian Rushiti, 22 vjeç, siç e quan mediumi zviceran Blick.ch, një zviceran me rrënjë kosovare, është nga të shumtit që në Kosovë e quajnë “Schatzis”.

Por ajo për çfarë kanë shkruar mediat zvicerane për shqiptarin që jeton në Emmen të Lucernit, përcjell Telegrafi, nuk është nofka me të cilën “identifikohen” shqiptarët që jetojnë në Zvicër në Kosovë, por mënyra se si ai kishte bërë parkimin e veturës së tij.

Sipas tyre, bëhet fjalë për një moment kur ai veturën e tij, e kishte parkuar në shkallët e një restoranti në Prishtinë.

“Një foto që tregon veturën e tij Mercedes G500 4×4 të ndaluar në shkallët e lokaleve, aktualisht ka bërë bujë në internet”, shkruan ky medium.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com