E papritur, mjeku i Brazilit thotë se Marcelo u dëmtua nga…
16:11 | 28 Qershor 2018

Në Brazil kryqëzojnë gishtat e tyre, në mënyrë që Marcelo të jetë gati për 1/8 finale, kundër Meksikës.

Tani për tani, anësori i majtë është në dyshim për këtë sfidë të radhës në Botërorin e Rusisë, edhe pse është e vërtetë se lëndimi nuk është serioz dhe se lojtari është në gjendje të trajnohet.

Marcelo vetë pranoi pas ndeshjes me Serbinë se gjithçka ishte një frikësim, por është ende herët të dijë nëse do të jetë në ndeshjen kundër ekipit kombëtar meksikan. “Ju duhet të prisni 24, ose 48 orë”, – tha doktori i kombëtares braziliane. Dëmtimi i Marcelos është i çuditshëm. Futbollisti po luante normalisht, derisa u mbërthye nga një “vrull” në shpinë, si një ngërç.

“Një vrull në muskujt stabilizues të shtyllës kurrizore, – deklaroi mjeku, i cili beson se ndryshimi i dyshekut të fjetjes mund ta shkaktojë këtë lëndim. – Ky mund të jetë shkaku. Dysheku, ku ai flinte në Moskë, ishte i butë, ndaj mund t’i ketë shkaktuar problem në kolonë. Le të presim dhe të shohim se si lëndimi evoluon dhe në qoftë se ai mund të luajë, por përgjigja për tani është e mirë”.

Françeska Jaçe
S