E mitura ngacmohet seksualisht nga vëllai
14:56 | 29 Janar 2016
Një vajzë e mitur në Tiranë, akuzon vëllanë e saj se e ka ngacmuar seksualisht. ilustrim Gjatë ditës së sotme në Tiranë u bë arrestimi i një të riu të moshës 21- vjeçare. Ndalimi i tij u bë nga blutë e komisariatit nr.3, pas denoncimit të bërë nga vajza. Mësohet se mitura, i ka treguar familjes, pjesë e komunitetit rom, se vëllai ka kryer vepra të turpshme ndaj saj duke bërë më tej denoncimin në polici. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërsa policia ka nisur hetimet.

Alesia Bami