E mitura nga Shkupi arratiset në Siri

0
E mitura nga Shkupi arratiset në Siri

Një e mitur nga Shkupi dyshohet se është arratisur në Siri.  Bëhet fjalë për një 15 vjeçare e lindur në Shkup, e cila me familjen e saj po jetonte në Liezh të Belgjikës.

E mitura gjatë verës kishte ardhur për pushime në familjen e saj dhe se më pas ishte zhdukur, duke u arratisur në Siri.

MPB ka theksuar se vajza është lajmëruar si e  zhdukur dhe se kishin nisur kërkimet e saj. Mirëpo pas një kohe, vajza përmes një porosie të telefonit celular ka informuar prindërit se nga feja ortodokse është konvertuar në fenë islame dhe se ka shkuar në Siri. Ajo i ka thënë prindërve se është mirë dhe se nuk ka nevojë të përkujdesen për të.

“E mitura e lindur në Shkup dhe që me prindërit e saj jetonte në Belgjikë, disa herë gjatë  vitit vinte në Maqedoni dhe qëndronte për pushime tek gjyshja e saj. Ajo këtë vit kishte mbërritur më 30 qershor dhe se kishin udhëtuar të vetme deri në Shkup pa shoqërimin e prindërve”, ka bërë të ditur MPB.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com