E mbani shalqirin në frigorifer? Nuk mund ta paramendoni se çfarë gabimi bëni

0

E adhuroni shalqirin e ftohur? Nëse e vendosni në frigorifer bëni gabim shumë të madh. Ministria e bujqësisë në Amerikë e ka dëshmuar këtë.

Shkencëtarët kanë thënë, shalqirin duhet ta mbajmë në temperaturë të ambientit, kështu që shalqiri do t’i ruan të gjitha vetitë ushqyese që i ka. Kur ai është i ftohur humb shumë vitamina dhe materie ushqyese.

Një fakt tjetër që e bëjnë të ditur shkencëtarët është se shalqiri vazhdon të fitoj vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që këputët nga toka, por vetëm nëse është në temperaturë të ambientit. Kur ne e fusim në frigorifer, ky proces i tij ndalet, transmeton gazetametro.net

Në hulumtimet që kanë bërë shkencëtarët, për 14 ditë kanë vendosur shalqijt në 21, 12 dhe 5 gradë celsius dhe kanë ardhur në përfundim se ata që i kanë mbajtur në 21 gradë kanë 40% më shumë ‘Lycopen’ dhe nga 50 deri në 139% ‘Beta Carotene’.

Fakti që ushqimi i humb vlerat ushqyese kur mbahet në frigorifer nuk është i panjohur.

“Çdo ushqim në frigorifer i humb materiet e shëndetshme. Për këtë arsye, shalqi duhet të bleni aq sa mendoni që do të hani. Nëse veç ju mbetet më shumë, më mirë është ta mbëshjellni mirë dhe ta ngrini, kështu që e ruani për vjeshtë apo dimër. Gjithmonë është thënë që konsumimi i menjëhershëm i pemëve ka më shumë përfitime, ose në raste të ndryshme e ngrini të pa prerë, por në rast që e lëmë në frigorifer ajo i humb të gjitha vlerat ushqyese”, thotë njëri nga nutricionistët.

Shalqiri është një nga gjërat më të mira, me të cilën mund të qerasni vetën gjatë ditëve të ngrohta të verës, për arsye se përbëhet nga 90% ujë. Mbi të gjitha, konsumimi i shalqirit është shumë i dobishëm edhe për dieta dhe është i pasur me vitaminën A dhe C, me Beta Caroten, Lykopen, me hekur, zink dhe shumë minerale tjera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com