E keni ditur se emigrantët shqiptarë themeluan xhaminë e parë në Amerikë?

0

Në rubrikën “Foto e Ditës”, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sjellë një kuriozitet mbi historinë e shqiptarëve në Amerikë duke ngritur një pyetje për ndjekësit e saj në Facebook.

“Fabrikat Peppermell në qytetin e Biddeford, Maine. E dini se në 1915, myslimanët në Biddeford të Maine themeluan xhaminë e parë në Amerikë? Pjesa më e madhe e tyre ishin familje që punonin në fabrikat Pepermell. A e gjeni dot se nga cili vend i Europës vinin ata emigrantë?”, shkruan ambasada amerikane në Facebook duke postuar dhe foton më poshtë.
Kanë qenë pikërisht emigrantët shqiptarë që themeluan xhaminë e parë në Amerikë.

Në vitet 1900 në Amerikë shqiptarët nisën të themelonin një sërë shoqërish patriotike.

Një ndër to ishte edhe “Shoqëria Muhemedane Kombëtare”, e njohur edhe si Shoqëria Fetare Muhamedane Shqiptare.

Kjo organizatë fetare dhe patriotike e myslimanëve shqiptarë, u themelua më 11 prill 1915, në qytetin Biddeford, Maine, SHBA.

Po në vitin 1915, në Maine u ndërtua xhamia e parë nga shqiptarët në SHBA, kurse në vitin 1919 në Connecticut u ndërtua xhamia e dytë. /Tirana Observer/

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com