E godet rryma 30 mijë voltësh, bie nga 30 metra lartësi, ngritet në këmbët e tij (Video +16)

0

Në internet po qarkullon një video, që nuk dihet se ku është xhiruar, kur një burrë i paemëruar është goditur nga rryma, ka rënë prej lartësisë dhe ka shpëtuar pa lëndime.

Pasi është goditur nga elektriciteti me fuqi prej 30 mijë voltësh, ai ka rënë 30 metra poshtë shtyllës së tensionit të lartë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse lëkura i është rrjepur në disa vende, duket se nuk ka thyer ndonjë asht, apo të ketë pësuar prej energjisë elektrike.

Nuk bëhet e ditur se çfarë kërkonte ky njeri në largpërçues, meqenëse është në rrobe civile dhe nuk duket të jetë punëtor elektricist.

Në filmimin e postuar më poshtë, mund të shihni momentin dramatik kur shkarkohet rryma që shoqërohet me ndriçim dhe zhurmë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com