E gjith Lugina të shtunën me Shefat Isufin

0
Me daten 28.Mars 2015 me fillim ne ora 19:00 do te zhvillohen meçet ne katergorite e ndryshme per versione te ndryshme ne arenen e boksit ne qytetin Altötting te Gjermanise.
Shefat-Isufi-2-287x300
E veçanta e kesaj mbremje do te jete se ne ring do te zbresin tre boksier Shqiptar te cilet do te boksojne per te mbrojtur titujt qe kane dhe per te rrembyer tituj te rinje te nivelit nderkombetar! Ne kete mbremje do te ndeshet boksieri 25 vjecar Shefat Isufi, nga Terrnovci i komunes se Bujanocit i cili para 1 muaji e fitoi titullin boteror ne kategorine WBCA, duke e mposhtur turkun Atta Dogan me KO qe ne raundin e 4. Kesaj radhe ai do te ndeshet per tutllin kampion Mediteran ne versionin WBC. Titull ky te cilin Shefati kerkon me cdo kusht ta kete per vete dhe i cili, do t’i hape rrugen atij per te kerkuar te rrembej dhe titullin e kampionit bortore ne versionet WBA, WBO e IBF.
Shefat Isufi ne karieren e tije i ka te zhvilluara gjithesej 19 ndeshje, 15 i ka fitore perj te cialve 11 i ka me KO, gjitashtu i ka 2 humbje dhe 2 barazim.
Per kundershtar Shefati do te kete Hungarezin 25 vjecar, Istvan Zeller i cili ne karier numeron 22 ndeshje te zhvilluara prej te cilave 17 fitore (6 me KO) dhe 5 humbje (4 me KO).
Po ne kete mbremje do te zbresin ne ring edhe dy vellezrit nga Peja perkatesisht Toni dhe James Craft qe aktualisht jetojne dhe boksojne ne Gjermani. Te dy e kane nisur mire karieren e tyre, ata nga 3 ndeshje sa kane zhvilluar deri me tani te 3-at i kane te fituara.

Vlen te theksohet se boksieri Shefat Isufi, vazhdon ta kete mbeshtetjen e parezerve te menaxherit te tije Musa Rmadani nga Miratoca e Presheves me kompanine e tije MMR UG. me seli ne München te Gjermanise.
Çmimi per nje bilet do te jete 30 €.

Per te gjithe te interesuarit bileteat per ndeshje mund te sigurohen ne numrin e tel: +49 176 61300 134 – personi kontaktues, Arben Aliji.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com