E çuditshme: Dyqani palestinez ndalon hyrjen e qenve dhe të amerikanëve

0

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata që vendosnin tabela kundër hebrenjve, ku shkruhej “Ndalohet hyrja e çifutëve dhe e qenve”.

Historia përsëritet në një dyqan në Cisjordani edhe në ditët tona, ku është shkruar një tabelë e ngjashme nga një palestinez: “Ndalohet hyrja e qenve dhe e amerikanëve”.

Në një intervistë për televizionin izraelit “Canale 10”, pronari palestinez e argumentoi veprimin e tij, si dalke kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump, për të njohur Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit, shkruan noa.al.

“Al-Quds (Jeruzalemio), është kryeqyteti i Palestinës”, tha tregtari, duke shtuar se nuk veproi për motive raciste.

“Populli amerikan që zgjodhi Trump, për mua është i të njëjtit brumë, kështu që edhe ata do e vuajnë zgjedhjen e tij”, deklaroi tregtari.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »