E bëjnë qëllimisht! Anijet greke ndotin detin shqiptar

0

Kjo është hera e tretë brenda sezonit turistik kur anijet greke derdhin naftë dhe vaj në ujërat shqiptare.

anijet
Sipas gazetës “Panorama”, ujërat e Dhërmiut dhe Himarës u veshën edhe dje me vaj dhe naftë, duke alarmuar pushuesit. Ata nuk u futën në ujë nga frika e ndotjes.
Pronarët e restoranteve dhe hoteleve në këtë zonë mendojnë se kjo është e qëllimshme.
“Derdhja e vajrave dhe naftës në det bëhet qëllimisht në kohë sezoni turistik për të ndotur detin tonë dhe për të larguar pushuesit,” tha një prej tyre.
Ky është bërë fenomen shqetësues, ndaj ata kërkojnë nga autoritetet të merren masa.
Anijet greke, por edhe italiane, e derdhin vajin dhe mbeturinat në det, për të mos i dorëzuar në portet përkatëse, duke shmangur kështu pagesat.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com