Dyshja Galaxy S8 vlerësohet si më e mira në botë

0

Analistët e “Consumer Reports” kanë vlerësuar dyshen e re të Samsungut, Galaxy S8, si telefona të jashtëzakonshëm dhe më të mirët në botë, por me çmim të lartë.

Duke nisur nga dizajni, “Consumer Reports” ka përmendur mungesën e kornizave dhe se si kjo lejon hapësirë më të madhe të ekranit. Ekrani i lakuar në dy skajet sjell dizajn “minimal, modern dhe elegant”.

Revista prestigjioze amerikane ka lavdëruar baterinë, ndërsa më lartë i vlerësuar është modeli S8+.

Galaxy S8 është vlerësuar lartë edhe për asistentin digjital të telefonit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com